Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për gjashtë nga të dyshuarit e përfshirë në skemën mashtruese piramidale XUEX, e cila funksiononte përmes platformave online dhe rekrutimit të qytetarëve në zonën e Divjakës dhe Fierit.
Sipas vendimit, Arbër Çela, Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi do të qëndrojnë në arrest me burg për 60 ditë, në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Ndërkohë, gjykata vendosi masën më të lehtë të sigurisë, “detyrim paraqitje”, për dy kamarierët Emanuel Taullau dhe Flavio Muka, të cilët sipas materialeve hetimore kishin marrë pjesë në rekrutimin e qytetarëve në këtë skemë.
Hetimet për XUEX pritet të zgjerojnë rrethin e personave të përfshirë, pasi numri i qytetarëve të dëmtuar vlerësohet të jetë i lartë.