Ballina Shqiperia ime Gjykata e Fierit lë në burg 2 të akuzuarit per prost*tucion

Gjykata e Fierit lë në burg 2 të akuzuarit per prost*tucion

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka dhënë masat e sigurimit personal për pesë persona të arrestuar më 19 shtator 2025, të dyshuar për vepra penale që lidhen me trafikim, shfrytëzim prostitucioni, mbajtje të lokaleve për prostitucion, armëmbajtje pa leje dhe shkelje fiskale.

Trupi gjykues i drejtuar nga gjyqtari Vladimir Cjapi vendosi:

  • Arrest në burg për O.P dhe K.H., të akuzuar për veprat më të rënda, mes tyre “trafikim personash të rritur” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
  • Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore për O.G., e dyshuar për “mbajtje lokalesh për prostitucion”.
  • Ndalim dalje nga shteti dhe detyrim paraqitjeje për R.M. dhe Sh.N., të dyshuara për “ushtrim prostitucioni”.

Gjykata urdhëroi gjithashtu dorëzimin e pasaportave nga R.M. dhe Sh.N., si dhe lirimin e menjëhershëm të të dyshuarve O.G., R.M. dhe Sh.N. nëse ndaj tyre nuk ka masa të tjera shtrënguese.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit brenda 5 ditëve.