Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për të riun Xhesion Toromëni.
Ai akuzohet se vrau me thikë bashkëfshatarin e tij, Besmir Kumria, pas një konflikti të lindur për një kanal uji në fshat.
Prokuroria e Fierit paraqiti në seancë provat dhe kërkoi masën më të rëndë të sigurisë, ndërsa gjykata pranoi kërkesën duke lënë në qeli autorin e dyshuar të krimit.