Ballina Aktualitet Gjykata e Apelit njeh Sali Berishen per drejtimin e PD

Gjykata e Apelit njeh Sali Berishen per drejtimin e PD

Gjykata e Apelit ka zhvilluar sot gjyqin për çështjen e vulës së PD-së, e cila prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.

Çështja në Apel u shqyrtua nga një treshe gjyqtarësh me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro. Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqësore do të jetë një vendim i formës së prerë. Pasi u këshilluan në dhomë këshillimi për të marrë vendim nëse do të legjitimojë palën e PD zyrtare në këtë proces. Pas shqyrtimit mes trupës gjykuese, gjykata vendosi të rezervojë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën në fund të çështjes, me shkrim.

“Vendimin nuk do e shprehim, pasi rezervojmë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën e bërë nga Rithemelimi për të mospranuar PD-në zyrtare në çështje, në vendimin përfundimtar.”, u tha në qëndrimin e palës gjykuese. Sakaq, pas disa orësh diskutimesh, trupa gjykuese u tërhoq për të dhënë vendimin.