Gjobitet shoferi,kishte futur fëmijën ne bagazh

Gjobitet shoferi,kishte futur fëmijën ne bagazh

126
SHPËRNDAJE

Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtjes  në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit. Policia bën thirrje se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.

Siç shihet edhe nga pamjet e policisë, në një automjet tip “Opel Corsa”, një i mitur qëndron në pjesën e pasme të mjetit, sipër bagazhit.

“Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes.

Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”, njofton policia.

S'KA KOMENTE