GJKKO vendos sot fatin e Fredi Belerit

GJKKO vendos sot fatin e Fredi Belerit

168
SHPËRNDAJE

Në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca e parë ndaj Fredi Belerit, me këtë të fundit që do të jetë i pranishëm.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e akuzon Belerin për korrupsion zgjedhor teksa u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit.

Ai u arrestua me akuzën e blerjes së votave tek i infiltruari i policisë.

Në seancën paraprake do vendoset nëse dosja hetimore e Belerit e përgatitur nga Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim do të kalojë apo jo për gjykim.

S'KA KOMENTE