Gjendet pa shenja jete një 57-vjeçare në Libofshë të Fierit, policia nis hetimet

Një grua 57-vjeçare është gjetur pa shenja jete në fshatin Libofshë të Fierit. Sipas njoftimit të Policisë, shtetasja me inicialet M. Z. është gjetur nga familjarët në banesë gjatë ditës së djeshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.