Ballina Shqiperia ime Gjendet i pa j*të me pl*gë në gjoks 65 vjecari

Gjendet i pa j*të me pl*gë në gjoks 65 vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Xibërr të Klosit, ku një trup pa jetë u gjet me disa plagë të shkaktuara prej goditjeve me thikë në gjoks.

Mesohet se viktima quhet Selim Velsula 65-vjeç, i cili  mendohet të jetë vrarë. Policia ka arrestuar shpejt autorin e dyshuar të vrasjes së Selim Velsulës, i cili u gjet i vdekur me plagë të marra në gjoks si pasojë e përdorimit të një mjeti prerës.

Autori është Hazbi Velsula, kushëriri i tij. Ende nuk dihen shkaku i këtij krimi, për më tepër që autori i dyshuar ka lidhje familjare me viktimën.