Ballina Shqiperia ime Gazetari Artan Hoxha shpallet ‘non grata’ në Greqi! I ndalohet përjetësisht për...

Gazetari Artan Hoxha shpallet ‘non grata’ në Greqi! I ndalohet përjetësisht për të mos shkelur në territorin helen

Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur person “non grata” nga autoritetet greke, duke u cilësuar si i padëshirueshëm dhe si kërcënim për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të Greqisë.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku gazetari është ndaluar nga policia kufitare greke. Gjatë kontrollit rutinë të dokumenteve, autoritetet i kanë komunikuar Hoxhës se hyrja e tij në territorin grek nuk lejohet, për shkak të masës së ndalimit të vendosur ndaj tij nga shteti grek.

Sipas njoftimit të policisë kufitare, gazetari figuron në listën e personave të shpallur të padëshirueshëm, duke u konsideruar “rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme”.

Ky nuk është rasti i parë që Greqia vendos masa të tilla ndaj gazetarëve shqiptarë. Më herët, autoritetet greke kanë shpallur “non grata” edhe gazetarin e Top Channel, Marin Mema, i cili për shumë vite ka pasur të ndaluar hyrjen në Greqi.