Komisioni Ankimeve dhe Sanksioneve do të marrë të hënën vendimin për katër qarqet që u rihapën kutitë. Elbasani, Tirana, Fieri dhe Durrësi nuk patën lëvizje mandatesh ndërsa hallka e fundit ligjore që i mbetet opozitës është Kolegji Zgjedhor. Tashmë pritet që brenda korrikut me kalimin e të gjithë shkallëve KQZ të ndajë dhe rreth 80 mandatet për parlamentin e ri
E hëna do të mbyllë përfundimisht punën e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve për zgjedhjet e 11 majit.
Trupa me pesë anëtarë do të marrë vendimet për katër qarqet e mbetura dhe që iu nënshtruan rinumërimit, përkatësisht Elbasanin, Tiranën, Fierin dhe Vlorën.
Nga verifikimi I fletëve nuk pati ndryshime në mandate por dha sinjale për të hapur hetim për shkak të numrit të lartë të votave preferenciale në qarkun Fier dhe Durrës.
Nëse KAS rrëzon kërkesat për rivotim të këto katër qarqe, hallka e fundit ligjore për ankimimet e opozitës mbetet Kolegji Zgjedhor, e cila deri më tani ka rrëzuar çdo ankimim të depozituar nga të djathtët.
Pas vendimit të Kolegjit, kryekomisionerit Ilirian Celibashi i hapet rruga për certifikimit e mandateve të fituara në 11 maj ç’ka vulos përfundimisht 140 deputetët e legjislaturës së 11 që nis në shtator.
Nga zgjedhjet e pranverës, PS fitoi me 83 mandate ndërsa PD së bashku me aleatët fituan 50 mandate. Ndërkaq 7 mandate të tjera arritën t’i rrëmbejnë partitë e vogla.