France-Një ngjarje tragjike ka ndodhur të enjten, më 13 nëntor, rreth orës 16:30, në lagjen Evropa të qytetit të Brest-it. Policia u njoftua nga një banor i zonës, i cili i alarmuar raportoi se kishte dëgjuar dy të shtëna armë zjarri nga banesa e fqinjëve.
Me mbërritjen e patrullave në apartament, efektivët gjetën dy viktima:
- Anjeza Zeneli, 30 vjeçe, e gjetur pa shenja jete në banjë;
- Andon Janaqi, 36 vjeç, i gjetur në dhomë pranë një pushke.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se 36-vjeçari ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka vetëvrarë veten. Prokuroria dhe policia po vazhdojnë hetimet për të sqaruar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.
Çifti ishte prindër i dy fëmijëve: një 8-vjeçar, i cili u gjet i mbyllur në banesë pas të shtënave, dhe një 3-vjeçar, që ndodhej në kopsht në momentin e tragjedisë. Autoritetet lokale po kujdesen për sistemimin dhe mbështetjen e tyre psikologjike.











