Ballina Shqiperia ime Forca të shumta policie zbarkojnë te “Bankers Petroleum “,FIER

Forca të shumta policie zbarkojnë te “Bankers Petroleum “,FIER

Furgonë policie dhe njerëz me dokumente në duar që hyjnë e dalin. Kjo është situata në këto momente te zyrat e Bankers Petroleum në Marinëz të Fierit.

Nuk dihet ende prezenca e uniformave blu te ambientet e kompanisë naftënxjerrëse.

Në pamje duket edhe një automjet i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga kompania ende nuk ka një reagim zyrtar për zbarkimin e policisë dhe të tatimorëve aty.

Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit, administratës tatimore dhe asaj doganore.

Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës.