Ballina Shqiperia ime Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Gjyqtarja Fiona Papajorgji është zgjidhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar. Ajo pason në kete detyre ish gjytaren e Gjykates Kushtetuese Holta Zaçaj.

Gjyqtarja Papajorgji ishte kandidatura e vetme për këtë pozicion. Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, e cila kishte shërbyer njëkohësisht si kryetare e Gjykatës Kushtetuese.