Ballina Shqiperia ime FIER:Zbardhet dëshmia e vajzës që vr*u babanë 

FIER:Zbardhet dëshmia e vajzës që vr*u babanë 

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Fierin, ku 26-vjeçarja Emanilda Rama ka pranuar përpara hetuesve se ka vrarë babain e saj, Anesti Rama, 56 vjeç. Në dëshminë e dhënë pas arrestimit, e reja ka pohuar se shkak i veprës së rëndë ishte kontrolli i rreptë dhe qëndrimet fanatike të të atit, i cili, sipas saj, nuk e lejonte të vishej apo të dilte sipas dëshirës.

Fillimisht, Emanilda kishte raportuar në polici se babai i saj kishte ndërruar jetë aksidentalisht, pasi ishte rrëzuar në tualet. Por hetimet zbuluan të vërtetën e dhimbshme. Ekspertët e mjekësisë ligjore konstatuan shenja dhune në fytin e viktimës, që tregonin qartë se 56-vjeçari ishte mbytur.

Gjithashtu, në këtë ngjarje është përfshirë dhe bashkëshortja e viktimës, nëna e 26-vjeçares, V. R., 53 vjeçe. Sipas Policisë së Shtetit, ajo ka ndihmuar vajzën në pastrimin e trupit dhe në tentativën për të fshehur gjurmët e krimit, duke u përpjekur të inskenojë një vdekje natyrale.

Pas fshehjes së provave, vajza ka telefonuar policinë për të njoftuar për “aksidentin”. Megjithatë, hetimet e shpejta kanë nxjerrë në pah mospërputhje në deklarata dhe prova të qarta të një vrasjeje të paramenduar.

V. R. ndodhet e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po merret në pyetje për të përcaktuar saktësisht rolin dhe shkallën e përfshirjes së saj në ngjarjen e rëndë.

. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Fierit.