Reduktohet nga vit ne vite siperfaqja e mbjelle me kulturen e grurit ne Qarkun e Fierit. Sipas te dhenave te shprehura nga Agjencia e Ekstensionit te Bujqesise ne Fier cdo vite fermeret po i largohen gjithmone dhe me shume kultures se grurit. Vetem ne kete vite ne ketw Qark fermeret kane mbjelle me grure 8954 ha apo rreth 2000 ha me pak nga viti 2024 kur u mbollen 11 058 ha
Sipas specialisteve te bujqesise ,reduktimi i siperfaqes se mbjelle me grure ne Qarkun Fier eshte pasoje e nje renie te interesimit si dhe te cmimit te grurit ne treg dhe vershimit te kesaj kulture nga importi nga vendet e tjera si Serbi, Greqi ,Rusi Kanada etj te cilet jane edhe prodhuesit me te medhenj te grurit ne bote.
Reduktimi i siperfaqes se mbjelle me grure eshte pasoje e nje situate jo te favorshme per fermerin.Nisur nga shpenzimet e shumta qe ka fermeri qe nga mbjellja deri ne korrje te grurit llogaritjet e nxjerrin ate me humbje duke e bere qe te largohet gjithmone dhe me shume nga mbjellja e kesaj kulture .
Sipas drejtorise se bujqesise ne Fier tendence ne rritje kete vite dhe inetresim i fermerit ka qene mbjellja e perimeve ne sera