Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
- Kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim, në lidhje me një ngjarje të ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në banesën e shtetasit L. L. Si pasojë është dëmtuar një foshnjë 2 muajshe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.











