Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6...

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë

275
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-A. K., 37 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të dy banues në Lushnjë, pasi nga kontrollet në automjetet që ata drejtonin, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të vogla lënde narkotike kokainë;

-I. K., 32 vjeç, banues në Shtyllas, A. Ç., 51 vjeç, banues në Levan, E. R., 37 vjeç, banues në Vadhizë, dhe E. H., 53 vjeç, banues në Bishanak, pasi ditën e djeshme, në Levan, organizuan një protestë, nga e cila u pengua lëvizja e mjeteve në këtë zonë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE