Ballina Shqiperia ime Fier – Trupi i një 72-vjeçari gjendet i dek*mpozuar në Sektor Seman

Fier – Trupi i një 72-vjeçari gjendet i dek*mpozuar në Sektor Seman

Fier/Informacion paraprak

Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier.

Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.