Ballina Shqiperia ime Fier – Tre procedime ndaj qytetarëve për shkelje të ndryshme të ligjit

Fier – Tre procedime ndaj qytetarëve për shkelje të ndryshme të ligjit

Fier – Tre procedime ndaj qytetarëve për shkelje të ndryshme të ligjitDrejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. G., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. B., 34 vjeç, banues në Drizë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë në territorin e këtij fshati, duke qëlluar në ajër, me armën e gjahut që e mbante me leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.