Ballina Shendeti FIER- Spitali Memorial prezanton kardiologun intervencionues Dr. Edison Koltraka: Profesionalizëm dhe humanizëm...

FIER- Spitali Memorial prezanton kardiologun intervencionues Dr. Edison Koltraka: Profesionalizëm dhe humanizëm në shërbim të pacientëve

Memorial Hospital ka prezantuar zyrtarisht mjekun kardiolog intervencionues, Dr. Edison Koltraka, i cili i bashkohet ekipit me një përkushtim të veçantë ndaj diagnostikimit, trajtimit dhe procedurave invazive kardiologjike. Dr. Koltraka vlerësohet për profesionalizmin, qetësinë dhe kujdesin e lartë njerëzor që ofron ndaj pacientëve.

Me një pasion të fortë për kardiologjinë dhe dëshirën për të kontribuar në një institucion ku standardet mjekësore dhe humanizmi bashkohen çdo ditë, ai do të jetë në shërbim të pacientëve ambulatorë, duke ofruar diagnostikim të saktë, trajtim bashkëkohor dhe procedura ndërhyrëse të avancuara.

Memorial bën të ditur se Dr. Koltraka garanton ndjekje të vazhdueshme për të siguruar shërim të plotë, duke sjellë te pacientët siguri, besim dhe profesionalizëm të qëndrueshëm.

Sipas drejtueses së Spitalit Memorial Rudina Degjoni, mjeku i ri sjell jo vetëm ekspertizë, por edhe humanizëm dhe përkushtim që reflektohet në çdo kontakt me pacientët.