Pas një seance maratonë që zgjati rreth 7 orë, Gjykata ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj drejtorit të Spitalit Rajonal Fier, Arben Voja, dhe personave të tjerë të dyshuar për tjetërsimin e 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore.
Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg” për drejtorin e spitalit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe noteren Anila Haxhiu.
Ndërkohë, për Fjorelo Bidon u caktua masa e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.









