Fier, procedohen 3 persona per dh*ne ne familje dhe shtetasve te tjere

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar në Prokurori disa raste dhune, duke nisur procedime penale ndaj tre shtetasve.

Sipas Policisë, shtetasit A. Q., 47 vjeç dhe bashkëshortja e tij E. Q., 41 vjeçe, dyshohet se për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetaseje dhe vajzës së saj të mitur.

Ndërkohë, procedim penal ka nisur edhe ndaj shtetases A. B., 31 vjeçe, e cila dyshohet se ka goditur me grushte dy persona.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.