Ballina Shqiperia ime Fier – Procedime penale për vepra të ndryshme penale

Fier – Procedime penale për vepra të ndryshme penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. A., 21 vjeç, banues në Lushnjë, E. Xh., 41 vjeç, banues në Berat, G. T., 28 vjeç, banues në Kuçovë, si dhe për një shtetas 15 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. Sh., 55 vjeç dhe I. Sh., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 46 vjeç;
-N. K., 50 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. M., 50 vjeç dhe R. V., 36 vjeç, të dy banues në Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 40 vjeç.

Gjatë 48 orëve të fundit, kallëzuan shtetasit:
-P. D., 72 vjeç, se në magazinën e tij, në fshatin Varibob, i janë vjedhur disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-R. K., se më datë 08.11.2025, ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja N. K.. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.