Ballina Shqiperia ime Fier – Procedime dhe arrestime nga policia, ndalim për dehje në timon...

Fier – Procedime dhe arrestime nga policia, ndalim për dehje në timon dhe aksidente rrugore

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton për disa raste të evidentuara gjatë 24 orëve të fundit në qarqet Fier, Mallakastër, Lushnjë dhe Divjakë.

  • Mallakastër – U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. M., 24 vjeç, banues në Fier, me detyra respektive si inxhinier dhe përgjegjës sektori në një shoqëri për trajtimin e naftës. Ata akuzohen se nuk kanë kontrolluar tubacionet, duke shkaktuar dëmtim dhe rrjedhje hidrokarburesh që ndotën një sipërfaqe toke shtetërore në fshatin Lavdan.
  • Fier – Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
  • Lushnjë – U proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit I. Sh. dhe P. K., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
  • Divjakë – U procedua penalisht shtetasja K. E., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte goditi një automjet të parkuar dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
  • Fier – Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasja Q. B., 31 vjeçe. Kjo e fundit mbeti e dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.