Ballina Shqiperia ime Fier-Procedim penal per 57 vjecarin qe shkaktoi aksident

Fier-Procedim penal per 57 vjecarin qe shkaktoi aksident

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 57 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin, dhe automjeti është përplasur me një automjet tip “Benz”. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjerja e automjetit tip “Benz”.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 15 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në aksin rrugor “Çermë-Lushnjë”, shtetasi F. I., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se për shkak të shpejtësisë së lartë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi F. I.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.