Ballina Shqiperia ime Fier – Policia referon disa raste në Prokurori për vepra penale të...

Fier – Policia referon disa raste në Prokurori për vepra penale të ndryshme

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën sasi të vogla me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 54 vjeç, banues në Fier, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte, ka përplasur shtetasen A. R., 64 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. D., 67 vjeç, banues në Kurjan, pasi dyshohet se ka prerë 19 rrënjë ulliri të një shtetasi tjetër, me pretendimin se ishin të mbjellë në tokën e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. M., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë automjetin një shtetasi dhe nuk ia ka kthyer më. Punohet për kapjen e 36-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.