Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm Fier u pezullua nga detyra noterja A.H., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal.
Nga hetimet e deritanishme në kuadër të këtij procedimi penal, udokumentuan disa raste ku personi nën hetim A.H., e cila ushtron profesionin e noteres në qytetin e Fierit, ka kryer veprime aktive, me dashje e në mënyrë të përsëritur, në drejtim të falsifikimit të dokumenteve noteriale, duke paraqitur rrethana të rreme në to, duke hartuar akte noteriale në emër të noterëve të tjerë M.P., D.L. dhe E.C., të cilëve u ka falsifikuar nënshkrimetdhe vulat, si dhe duke kryer veprime noteriale në mungesë të palëve.
Mbi kërkesën e Prokurorisë, u vendos ndaj personit nën hetim A.H. masa e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”dhe masën ndaluese “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, e parashikuar nga neni 186 pg. 3 i Kodit Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të të gjithë personave që kryejnë vepra penale në sferën ekonomike, duke cenuar interesat e ligjshme të shtetasve dhe interesin publik.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.











