Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Levan të Fierit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur pas përplasjes nga një automjet.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 65 vjeç, banues në fshatin Libofshë.
Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në Levan, ka përplasur këmbësorin A. R., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
 
            




