Ballina Shqiperia ime Fier – Perndiqte nje vajze prej 4 muajsh,arrestohet 20-vjeçari

Fier – Perndiqte nje vajze prej 4 muajsh,arrestohet 20-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të dhunës dhe përndjekjes, arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • E. B., 20 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas dyshohet se prej rreth 4 muajsh, ka përndjekur një 17-vjeçare, duke i shkaktuar asaj gjendje ankthi dhe pasigurie.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.