Në të 65 farmacitë e qytetit të Fierit nuk gjendet aktualisht vaksina kundër tetanozit, e domosdoshme pas kafshimit të qenit apo plagëve të hapura.
Qytetarët ankohen se po detyrohen ta kërkojnë në qytete të tjera, ndërsa autoritetet shëndetësore ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar.Vaksina kundër tetanozit përdoret si injeksion mbrojtës pas kafshimit të qenit, si edhe në rastet e prerjeve apo gërvishtjeve nga materiale të ndotura, përfshirë ato me përmbajtje ndryshku.
Ajo shërben për të parandaluar infeksionin e rëndë që shkaktohet nga bakteret Clostridium tetani, të cilat futen në organizëm përmes plagëve të hapura dhe mund të shkaktojnë pasoja serioze për shëndetin, deri në rrezik për jetën.










