Ballina Shqiperia ime Fier, ndalohet 53-vjeçari për tr*fikim veprash arti dhe dr*gë; procedime dhe një...

Fier, ndalohet 53-vjeçari për tr*fikim veprash arti dhe dr*gë; procedime dhe një shpallje në kërkim pas kërcënimeve në rrjet

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin Sh. K., 53 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas akuzohet se para 2 vjetësh, ka bashkëpunuar për trafikim të veprave të artit/kulturës, si dhe ka mbajtur në banesë, lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. N., 36 vjeç, pasi dje, në Lushnjë, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorët, shtetasit I. D., 72 vjeç dhe D. D., 68 vjeçe (bashkëshortë), të cilët janë në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 47 vjeç, banues në Fier, pasi me automjetin që kishte parkuar gabim, kishte penguar lëvizjen në lagjen “15 tetori”;
-shpallën në kërkim shtetasin N. Dh., 53 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, vajzën e tij. Punohet për kapjen e 53-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.