Fier, Lushnje , Mallakaster/ Arrestime, ndalime dhe procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ndaluan shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin D. B., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. F., 66 vjeç, banues në Fier, pasi me vetëgjyqësi, ka nisur rrethimin e tokës e tij bashkë me tokën e një të afërmi të tij;
-M. C., 40 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në një market;
-B. S., 56 vjeç, banues në Fier, pasi ka hedhur inerte në tokën e tij, me qëllim ndryshimin e destinacionit, pa leje nga organet kompetente;
-A. Z., 33 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës, duke mos lejuar ish -bashkëshortin e saj të takojë fëmijën e tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. M., 75 vjeç dhe H. M., 67 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në fshatin Kremenar, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të 75-vjeçarit.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë janë paraqitur shtetasit F. M., 36 vjeç, dhe B. Rr., 51 vjeç, në Lushnjë, të cilët kanë kallëzuar se në një servis dhe në pikë shitje bojrash kanë konstatur vjedhje gjatë natës. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.