Zv/Kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar ne diten e sotme investimet e kryera ne njesine administrative LEVAN. Ne nje postim te ssj ne rrjetet sociale ajo shkruan:
-Mes banorëve të fshatit Bishan në njësinë administrative Levan, është ndjerë sot gëzimi dhe mirënjohja për përfundimin e rikonstruksionit të rrugës “Mico Mërtiri”, një aks i rëndësishëm që shërben çdo ditë për fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Xhevit Fetau” dhe për qarkullimin e banorëve të zonës.
Kjo rrugë, e shumëpritur prej vitesh, tashmë ofron siguri dhe standarde të reja infrastrukturore, duke lidhur jo vetëm fshatra, por edhe komunitete që përfitojnë drejtpërdrejt nga investimet publike.
Sipas Bashkisë Fier, vetëm në 6 muaj në Njësinë Administrative Levan janë përfunduar 6 rrugë të reja, investime të përbashkëta të FSHZH dhe Bashkisë Fier, që synojnë zhvillim, akses më të mirë dhe dinjitet për çdo zonë:
✔ Rruga e Bishanit
✔ Rruga e Boçovës
✔ Rruga e Bidajve
✔ Rruga e Përroit, Levan
✔ Rruga e Gjelajve, Ferras
✔ Rruga e Re, Martinë
Investimet e reja pritet të lehtësojnë lëvizjen, të rrisin sigurinë dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës për qindra banorë të zonës.












