Ballina Shqiperia ime Fier / Kundërshtim i policisë, aksident rrugor dhe procedime penale

Fier / Kundërshtim i policisë, aksident rrugor dhe procedime penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë ndaluan shtetasin J. D., 22 vjeç, banues në Roskovec, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit E. G.(D.), 44 vjeç, dhe dy 16-vjeçarë.

Këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar portën e Stacionit të Policisë Roskovec, ku po kryheshin veprimet procedurale për një konflikt ndërmjet një 24-vjeçari dhe njërit prej 16 vjeçarëve.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin K. D., 63 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 43 vjeç, banues në fshatin Kraps, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Fier/Pasditen e djeshme, në fshatin Poçem, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi F. G., 68 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.