Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Levan të Fierit, ku sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, janë arrestuar në flagrancë tre persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Në pranga kanë rënë shtetasi H. M., 42 vjeç, banues në Levan, bashkëshortja e tij L. M., 42 vjeçe, si dhe djali i tyre A. M., 20 vjeç. Ndërkohë, djali tjetër i familjes, A. M., 18 vjeç, është shpallur në kërkim.
Sipas njoftimit zyrtar, këta shtetas dyshohet se kanë dhunuar fizikisht vëllain e L. M.-së, shtetasin K. O., 39 vjeç, si edhe bashkëshorten e tij, K. O., 35 vjeçe. Përveç dhunës ndaj çiftit, ata kanë dëmtuar xhamat e automjeteve në pronësi të 39-vjeçarit.
Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e 18-vjeçarit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.











