Ballina Shqiperia ime Fier – IMT prish mbi 50 objekte të zaptuara në hapësirat publike

Fier – IMT prish mbi 50 objekte të zaptuara në hapësirat publike

Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Fier ka ekzekutuar sot mbi 50 prishje.

Sipas IMT Fier, 8 prej objekteve kanë qenë me strukturë ndërtimi, ndërsa pjesa tjetër janë gardhe, konstruksione metalike dhe tenda. Aksioni nuk mbyllet këtu, pasi edhe rreth 50 objekte të tjera janë në listën e prishjeve.

Ky operacion, i nisur një muaj më parë me iniciativë të kryeministrit, do të vijojë deri në fund të muajit tetor.

Në mbështetje të procesit, qeveria ka lançuar një platformë denoncimi për zaptimin e hapësirave publike, e cila sipas kreut të qeverisë do të shërbejë për evidentimin në kohë të rasteve të abuzimeve.