Ballina Shqiperia ime Fier – Humb jetën pas 10 ditësh në koma 35-vjeçari i aksidentuar...

Fier – Humb jetën pas 10 ditësh në koma 35-vjeçari i aksidentuar pranë Shkollës së Muzikës

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë Kreshnik (Tomani) Barjami, 35 vjeç, i cili prej 10 ditësh ndodhej në gjendje kome pas një aksidenti rrugor të rëndë në Fier.

Ngjarja kishte ndodhur më 24 gusht, pranë Shkollës së Muzikës në Fier, ku Barjami u përfshi në një aksident me pasoja të rënda për jetën. Ai u transportua menjëherë drejt Tiranës dhe u mbajt nën kujdes intensiv, por sipas burimeve mjekësore, pavarësisht ndërhyrjeve dhe trajtimit të specializuar, plagët e marra rezultuan fatale.

Lajmi i ndarjes nga jeta të 35-vjeçarit ka tronditur familjen, miqtë dhe komunitetin në Fier. Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.