Ballina Shqiperia ime FIER-Emërohet drejtues i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

FIER-Emërohet drejtues i ri i Shërbimit të Transportit Rrugor

Në Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier është prezantuar sot drejtuesi i ri i këtij institucioni, Alban Toska, i cili zëvendëson në këtë detyrë Themion Milen, që e ka drejtuar këtë strukturë për gati një vit.

Alban Toska vjen në krye të Shërbimit të Transportit Rrugor pas një përvoje në disa poste drejtuese, mes të cilave në Agjencinë e Mjedisit, si dhe për disa vite ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Spitalit të Fierit.

Ndryshimi në drejtimin e këtij institucioni është pjesë e ristrukturimeve të paralajmëruara në administratën vendore pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërsa pritet që lëvizje të tjera të ndodhin edhe në institucione të tjera të varësisë së ministrive në vijim.