Ballina Shqiperia ime FIER-Drejtonte i dehur makinen,arrestohet 20 vjecari

FIER-Drejtonte i dehur makinen,arrestohet 20 vjecari

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore:

-arrestoi në flagrancë shtetasin F. Sh., 20 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. C., 64 vjeç, banues në Divjakë, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. C., i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës, Tiranë.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka kanosur bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Sh., 67 vjeç, banues në fshatin Vjosë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi pa leje, në banesën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.