Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin E. M., 43 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç;
-shtetasin A. Z., 53 vjeç, banues në fshatin Sektor i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-shtetasin O. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin D. B.;
-shtetasen J. M., 31 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur;
-shtetasin A. S., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-një shtetas 13 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 12 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre 16-vjeçarë dhe për një 15-vjeçar, pasi janë konfliktuar me një 14-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.











