Ballina Shqiperia ime Fier/ Dh*noi për vd*kje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me...

Fier/ Dh*noi për vd*kje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg autori

Fier-Me 12 vite burgim është dënuar ILIR NUKAJ , pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse nuk i dha birra. Nukaj përfiton gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg.

Gjykata e FIERIT ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Mesohet se mbesa e viktimës në shenjë revolte ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, kur u dha vendimi, pasi kërkonte më shumë vite dënim për të.

ILIR NUKAJ u arrestua një ditë pas vrasjes më 13 tetor 2024. Sipas hetimeve 47- vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe bashkëshortes së të moshuarit.Ngjarja ndodhi në fshatin Povelçë në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të 80-vjeçarit teksa për motive të dobëta autori e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, 77- vjeçe. Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.