Ballina Shqiperia ime Fier dhe Lushnjë – Tre procedime penale për marrëdhënie me të mitur,...

Fier dhe Lushnjë – Tre procedime penale për marrëdhënie me të mitur, ndërtim të paligjshëm dhe hedhje fishekzjarresh

Në qarkun Fier dhe në Lushnjë janë regjistruar tre procedime penale gjatë 24 orëve të fundit.

Në Fier, Policia ka proceduar në gjendje të lirë një 17-vjeçar, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Materialet i janë referuar Prokurorisë për vijim të hetimeve.

Po në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë proceduar shtetasin E. K., 52 vjeç, i cili dyshohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Edhe ky rast është dërguar për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Ndërkohë, në Lushnjë, në procedim të lirë ka përfunduar shtetasi S. Ll., 23 vjeç, pasi u kap duke hedhur fishekzjarre në mënyrë të paligjshme. Rasti është referuar në Prokurorinë e Fierit.