Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi M. A., i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me djalin e tij, 43-vjeçarin E. A. Sipas denoncuesit, i biri ishte larguar në Kroaci prej tre muajsh dhe që prej asaj kohe nuk ka pasur më asnjë komunikim me familjen.
Policia bën me dije se vijon puna për gjetjen e 43-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave të largimit të tij.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Fierit për veprime të mëtejshme.











