Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë detaje të reja për aksidentin tragjik të ndodhur një ditë më parë në fshatin Strum, ku humbi jetën 55-vjeçari G. Xh.
Sipas Policisë, aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes së automjetit të drejtuar nga shtetasi J. T., 34 vjeç, banues në Kurjan, me biçikletën me të cilën po lëvizte viktima, banues në Strum.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë kryer arrestimin në flagrancë të 34-vjeçarit J. T., i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit vijojnë.











