Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ç., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës bashkëshorten e tij, pas një konflikti për motive të dobëta në banesë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës i përdorur gjatë ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Kanosja” në kuadër të dhunës në familje.
 
            




