Ballina Shqiperia ime Fier/ Arrestohen dy drejtues pas aksidentit me një viktimë në Vajkan

Fier/ Arrestohen dy drejtues pas aksidentit me një viktimë në Vajkan

Screenshot

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit për aksidentin e djeshëm, te kryqëzimi i Vajkanit, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 42 vjeç, banues në Londër, me automjetin me drejtuese shtetasen L. M., 30 vjeçe, banuese në Laç, humbi jetën pasagjerja në automjetin e fundit, shtetasja M. K., 53 vjeçe, banuese në Laç, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të 2 drejtuesve të automjeteve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 30-vjeçarja vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkaq 2 pasagjerët e tjerë të dëmtuar morën asistencë mjekësore dhe u larguan në banesa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. E., 20 vjeç dhe M. Dh., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 29 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 35 vjeç, dhe i ka dëmtuar derën e banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.