Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin K. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin D. H., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Ditën e djeshme, në fshatin Levan, dyshohet se, për shkak të një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje automjeti me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Levan, Fier. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Lushnjë / Informacion paraprak
Rreth orës 12:20, në aksin rrugor “Fier–Lushnjë”, shtetasi M. P., 61 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident me një motomjet, me drejtues shtetasin K. Gj., 36 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motomjetit, shtetasi K. Gj.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. P., në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.










