Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 35 vjeç, pasi dje, në fshatin Marinëz, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. H., 74 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës, një shtetase 46 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. B., 46 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Fier, dyshohet se gjatë punës në një kabinë elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën, dhe si pasojë është dëmtuar. 46-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 37 vjeç, banues në Golem, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., 48 vjeç dhe K. T., 20 vjeç (babë e bir), pasi mbrëmë, në një lokal në fshatin Golem, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta. Të tre këta shtetas janë aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 60 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.











