Ballina Shqiperia ime Fier-Arrestime dhe procedime penale gjatë 24 orëve të fundit

Fier-Arrestime dhe procedime penale gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. T., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. H., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas rus 34 vjeç;
-G. S., 26 vjeç dhe E. B., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njeri-tjetrin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.