Fier – Arrestime dhe ndjekje penale per dr*g* , shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor dhe dh*nës në familje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier vunë në pranga shtetasin A. D., 63 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur që ky shtetas të kryejë në Shqipëri, pjesë e mbetur nga dënimi 8 vjet e 8 muaj burgim, që i ka caktuar Gjykata e Milanos, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 34 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi shërbimet e Policisë i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat e rrugës. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 39-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. S., 42 vjeç, banues në Fier, pasi në servisin e tij u gjetën automjete pa dokumentacionin përkatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 51 vjeç, banues në Cakran, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij;
-L. O., 39 vjeç, O. O., 19 vjeç dhe për një 17-vjeçar (babai dhe dy djemtë), pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetases L. M., 43 vjeçe (motra e shtetasit L. O.) dhe vajzës së saj të mitur;
-M. T., 28 vjeç, banues në fshatin Ferras, Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 37 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.